Edi Rama takime kokë më kokë me krerët e BE-së për çeljen e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet intensive edhe në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Madrid për të lobuar për çeljen e negociatave në Bashkimin Europian, të cilat kanë mbetur pezull për shkak të vetos nga ana e Bullgarisë.

Kryeministri Rama ka vendosur që krahas axhendës personale të vijojë më takime personale me liderët e ndryshëm të BE-së në mënyrë që të arrihet në një zgjidhje për bllokimin që po i bëhet Maqedonisë së Veriut, e për rrjedhojë dhe Shqipërisë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Rama deri më tani ka pasur komunikime intensive me presidentin francez Emanuel Macron dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, po ashtu dhe me presidentin bullgar Rumen Radev.

“Mbase sot lajmi i mirë…”, shkruante Rama sot teksa shihet duke biseduar me liderët perëndimorë dhe presidentin bullgar Rumen Radev.

Teksa bisedat në Madrid vazhdojnë ende, do të duhet të pritet edhe disa orë për të marrë konfirmime zyrtare nga palët e përfshira.

Le të kujtojmë se autoritetet maqedonase kanë parashtruar nga ana e tyre tre kushte në lidhje me propozimin e presidencës franceze për fillimin e negociatave me BE-në.

SHKARKO APP