Edi Rama takon kryeministrin e Kinës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Sofje, Bullgari, ku do të zhvillohet Samiti në kuadër të Nismës së qeverisë kineze të bashkëpunimit me Europën Qendrore dhe Lindore, e njohur si Nisma 16+1.

Në kuadër të kësaj Nisme, Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim dypalësh me Kryeministrin e Kinës Li Keqiang. Fokusi i takimit ishte programi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ shihet Rama bashkë me kryeministrin kinez, teksa marrin pjesë në takimin bilateral në kuadrin e Nismës 16+1.

“Me kryeministrin Li Keqiang në takimin bilateral në kuadrin e Nismës 16+1, ku diskutuam për programin e bashkëpunimit dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë????”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155937509916523/

SHKARKO APP