“Edi Rama të japë llogari”, Kryemadhi: Të tregojë çfarë bëhet me paratë e check up-it, të incerenatorëve dhe pagat e naftëtarëve

E ftuar në emisionin e gazetarit Cim Peka në Syri Tv, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se kryeministri Rama paratë që duhet të shkonin për rimbursimin e qytetarëve kanë shkuar për projekte korruptive. Sipas kryetares së LSI, duhet të bëhej gjurmimi i të prekurve me COVID duke bërë tampone. Kryemadhi tha se kryeministri Rama duhet të japë llogari mbi paratë që ka shpenzuar për Check Upin, incerenatorët dhe mbi pagat e naftëtarëve.

“Në të gjithë argumentimin dhe platformën që na ngritur z. Basha, pikat pra për menaxhimin e koronës, nuk e shoh që z. Basha ka dal si mjek aty por i thotë shumë qartë që “ o zotëri, para se të çosh ato para tek inceneratori, bëji disa tampona qytetarëve dhe fillo krijo origjinën ose po themi fillo gjurmimin e të sëmurit.” E dyta, para se t’i japë 50 milionë koncensionarit të check up-it, këto para merri dhe shko shpërndaja qytetarëve që të kenë mundësi që të rrisin imunitetin. Sepse çfarë është rritje imuniteti? Rritje imuniteti është mundësi për të ngrënë. Po ky i mbylli vendet e punës, ju mbylli bizneset, ju shkatërroi ekonominë, i thotë veni dhe maskat edhe vdisni për bukë. Mbylluni dhe në shtëpi dhe do të dilni kur t’iu themi ne. Dhe normal që unë nuk shoh ndonjë gjë të keqe aty por ai është mësuar faktikisht sepse për hir së të vërtetës gjithmonë kur ka pasur çështje shumë të mëdha i fut ndonjë batutë ai dhe mendon se kështu mund të kalojë situata. Por ai gjënë e parë që duhet të bëjë është të tregojë çfarë ndodh me paratë e inceneratorëve? E dyta, çfarë ndodh me pagat e naftëtarëve që kanë 20 muaj që nuk i marrin dhe janë akoma në grevë urie? E treta, çfarë ndodh me koncensionet? E katërta, çfarë ndodh me vendet e punës që u janë mbyllur shqiptarëve? Dhe e pesta, ky zotëria duhet të na japi pak llogari pse shqiptarët po kërkojnë të largohen nga Shqipëria dhe deri ku do të vazhdojë me politikën e tij afatgjate për shpopullimin e Shqipërisë?”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi në Çim Peka LIVE se nëse Edi Rama flet për probleme mendore, dihet se kush ka kartelë mjekësore.

E pyetur për gjuhën e ashpër që përdori kreu i shtetit, Ilir Meta në intervistën e fundit, Kryemadhi nuk e mohoi mundësinë që Rama të jetë duke ndezur ndonjë konflikt rajonal për të fshehur gjurmët e abuzimeve dhe skandaleve të tij. Ajo u ndal te çështja e ndarjes së detit.

“Konflikti që kërkon të ndërtojë mes Turqisë dhe Greqisë. Ai gjithmonë kërkon t’i hedhë benzinë zjarrit. Aq peshë nuk ka ai, por edhe ka. Nuk e ka peshën ai për të ngritur anijet dhe topat. Por ka peshë për të krijuar një tymnajë të tillë dhe të vazhdojë që të japë koncesione dhe të pastrojë miliona për të forcuar pushtetin e tij.

A mund të shikoni që me ardhjen e Ramës, në krye të qeverisjes, roli i Shqipërisë në rajon është venitur dhe ka rënë në nivele që nuk ka qenë asnjëherë. E gjitha kjo është bërë me qëllim”, tha ajo.

“Presidenti ndoshta ka më shumë informacione,” shtoi Kryemadhi, duke u ndalur më pas te strategjia e shpopullimit të Shqipërisë. Rama përmes batutave i bën skip problemeve kryesore,” tha Kryemadhi.

© SYRI.net

SHKARKO APP