Edi Rama vazhdon akuzat ndaj Bashës: Të shkojë në prokurori

Edi Rama insiston në hetimin e Lulzim Bashës nga Prokuroria.

Investigimi i “Mother Jones” i cili pretendon se ka gjetur lidhje të dukshme mes Rusisë dhe PD-së është një çështje shqetësuese për kryeministrin Edi Rama, i cili ka kërkuar nga Lulzim Basha që të shkoj sa më parë në prokurori, për zbardhjen e plotë të së vërtetës.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Rama tha se ai është më pak i interesuari që Lulzim Bashës t’i hyjë “një gjemb në këmbë”, një argument të cilin kryeministri e shpjegoi duke thënë se në sensin e ngushtë, atij i intereson politikisht që të ketë përballë një politikan apo kundërshtar të dobët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama:Kundërshtar më të mirë e më të përshtatshëm sesa Lulzim Basha nuk ka për mua. Nëse është dikush i fundit i interesuar që Lulzim Bsshës ti hyjë një gjemb në këmbë për kështu sic është, kjo është PS dhe Edi Rama.

Vasili: A besoni ju se Trump është i lidhur me Rusinë?!

Rama: Unë kam ardhur nënnjë studio serioze dhe skam ardhur të bëj muhabete në kafene fshati…Mother Jones është një gazetë ekstremiste e majtë, komuniste, unë për herë të parë e kam dëgjuar…. Unë kam ardhur të flas për lidhjet e Lulzim Bashës me Rusinë, unë dua që të hetohet kjo çështje, jo se çfarë ndodh me Trupin! Këto janë muhabete kafenesh. Mother Jones është një media që unë e kam dëgjuar për herë të parë, ne këtu nuk flasim për Mother-in por për pjellën…

Kryeministri Rama insistoi se duhet që prokuroria te hetojë mbi Lulzim Bashën për dollarët se nga vijnë dhe pse ka shkelur ligjin shqiptar. Por duhet hetuar se mos ka veprimtari antikombëtare.

Kryeministri Edi Rama thotë se partnerët ndërkombëtarë janë të shqetësuar për çështjen e kontratave të lobimit të PD në SHBA. Në një intervistë për gazetaren Eni Vasili në News24, Rama tha se nuk ka bërë akuza, por ka kërkuar që çështja të zbardhet.

“Partnerët e Shqipërisë janë të shqetësuar. Cilët janë shqetësuar? Cilët janë partnerët e Shqipërisë. Ata janë të shqetësuar për këtë çështje. Ne nuk ngremë akuzë të drejtpërdrejtë për financim nga Kremlini për destabilizim në Shqipëri, por ne duhet ta përjashtojmë këtë duke u bindur 100%.

Ne do të investohemi deri në këtë pikë derisa të jemi të bindur për njërën apo për tjetrën. Kjo ka ndodhur në vendin në kufirin tonë verior ku është bërë hataja (Mal i Zi)” – tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?