Edi Rama vendos që qendra e Tiranës të kthehet në kazino
Para një viti kryeministri Rama mbylli lojërat e fatit, kurse tani është penduar. I hapi dje me një Vendim Qeverie. E bënë të pendohet grupet e biznesit të lojërave të fatit apo kërkon të mbush buxhetin e shtetit nga taksat e këtij biznesi; kjo akoma nuk është e qartë, por një gjë dihet se do ta shndërrojë qëndren e Tiranës në kazino.
Në Fletoren Zyrtare është publikuar sot një vendim qeverie i miratuar nga zv/kryeministri Erion Braçe më 2 shtator, në të cilën miratohet harta ku hapen kazinotë.
Ato do të hapen në rrugët: “Rruga: “Barrikadave”; Rruga: “Urani Pano”; Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush”.
Vendimi ka hyrë në fuqi ditën e sotme pas botimit në Fletoren Zyrtare. Në një tjetër vendim, përcaktohen procedurat e zhvillimit të garës dhe kriteret shtesë për aplikantët që konkurojnë për t’u pajisur me licencë për kategorinë “Kazino”.
Realisht të vetmin vendim popullor që bëri Edi Rama ishte mbyllja e lojërave të fatit, pasi u kthyen në një problem social. Tani u pendua dhe e ndërroi pllakën. Me sa duket ndjen se po vjen fundi i pushtetit dhe po firmos gjithçka duan oligarkët dhe grupet që financojnë fushatën elektorale.

KOHA JONË SONDAZH

