Edi Rama me Bashkim Finon vizitojnë papritmas ekipin kombëtar në Itali
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=m80pFLzxFws” width=”560″ height=”315″]
Edi Rama dhe Bashkim Fino kanë udhëtuar sot për në Bergamo, Itali. Kryeministri Edi Rama vizitoi sonte në mbrëmje ekipin kombëtar që gjendet në rezidencën e vet në Bergamo të Italisë, në hotel “Winter Garden”.
Rama është takuar me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, trajnerin De Biasi dhe drejtues të tjerë të skuadrës.
Siç njofton edhe vet FSHF, Kryeministri “u informua për përgatitjet e ekipit dhe shprehu dëshirën për një takim me të gjithë futbollistët nesër në mëngjes para nisjes për në Francë”.
Në hotelin “Winter Garden” nesër do të organizohet një takim mes ekipit kombëtar dhe kryeministrit Edi Rama, në orën 09.00. Menjëherë pas këtij takimi, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të niset në aeroportin e Bergamos.
KOHA JONË SONDAZH

