Edi Rama:Dy fjale per komentet qorrazi mbi çmimin e naftes
E para, askush nuk po thote qe çmimin e uli qeveria, po vetem qe çmimi nuk u rrit po u ul dhe ky eshte fakt! Pra sot, naften ne Shqiperi e paguajme 20% me pak se nje vit me pare.
E dyta, krahasimet me Gjermanine e me Angline dhe me ekonomite e forta te Europes, i'a kemi lene atyre qe iken. Kush ben te tilla krahasime nuk do qe te kuptoje se ekonomia shqiptare sapo ka nisur te dale nga gropa e madhe e para nje viti dhe nuk mund te rimekembet siç duam, perveçse me kontributin e te gjitheve!
E treta, qe te arrime te krahasohemi me vendet normale as nuk duhet ta çojme neper mend dhe jo me ta presim nga qeveria te beje politika badjahava me fatin e vendit e te femijeve te ketij vendi.
Kjo qeveri nuk eshte krijuar per te vazhduar t'i tregoje popullit perrallen e gomarit qe kur po e hante ujku mbyllte syte dhe thoshte "O Zot ishalla jam ne enderr!". Kjo qeveri eshte krijuar per te bere shtet, per te siguruar qe te gjithe respektojne ligjit dhe paguajne detyrimet e tyre, ashtu siç u takon; qe nga dritat deri tek taksat sipas te ardhurave qe kane.
Te tjerat jane politike e vjeter ose muhabete qe s'na nxjerrin asgjekundi.
(marre nga profili i tij ne Facebook)
KOHA JONË SONDAZH

