Edi Rama:Ja shtetet qe do te njohin pensionet e shqiptareve
Kryeministri Rama deklaroi sot se "Jemi e para qeveri që po bëjmë atë që duhej bërë vite më parë, lidhur me punën e shqiptarëve në emigracion, askush nuk mori guximin të hapë negociata me vende të tjera, ku shqiptarët rropaten në punë, kush flet për lodhjen në punë këtu në Shqipëri shpesh herë nuk e di ç’është lodhja në punë dhe ndërkohë vitet e tyre të pensionit nuk i njihen. I jam falënderues ministrit Veliaj që siguroi në një hap të parë, por jo të fundit 35 mijë emigrantë që jetojnë në Belgjikë që falë marrëveshjes, do të kenë një pension shumë dinjitoz të bazuar tek vitet e punës që kanë pasur në Shqipëri dhe ato në Belgjikë. Kjo është një shtysë që në bashkëpunim me këto vende të rrisim formalizimin, por ndërkohë po punohet për të përfunduar marrëveshjet me Luksenbrugun, Hungarinë, Rumaninë, po ecim me hapa të shpejtë them unë, për kohën e shkurtër që kemi pasur në dispozicion. Me Kanadanë që ka një numër të madh emigrantësh shqiptarë, me Austrinë, Çekinë dhe Maqedoninë, gjërat janë duke shkuar drejt finalizimit. Çfarë pasurie e madhe në burime njerëzore i kthehet Shqipërisë, jo thjesht fizikisht por edhe shpirtërisht, kur për çdo ditë pune në Kanada e kudo do të marrin pension kanadez, duke ardhur edhe në Shqipëri duke jetuar në Shqipëri. Sapo kemi filluar bashkëbisedimin për të ngritur grupet negociatore, për një vend ku numri i emigrantëve është i jashtëzakonshëm”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

