Edi Rama:Rebelët çmohen në PS

Menjëherë pas votimit nga Kongresi të kërkesës për referendum, kryetari i PS dhe njëherazi kryeministri i vendit, Edi Rama, u shpreh se do të jetë anëtarësia ajo që do të vendosë për çështjen e mandatit të tij.

“Referendumi është një mundësi fantastike që përgjigjen, ky njeri, ta marrë nga anëtarësia. Nëse anëtarësia e partisë do të kërkojë zgjedhje për kryetarin, do të bëjmë zgjedhje. Nëse anëtarësia do të konfirmojë vendimin e kahershëm për të mos bërë zgjedhje, se janë të pakuptimtë, atëherë çështja mbyllet përsa na takon. Do të respektojmë një vullnet që e dimë të gjithë që është alibi, sebep, farsë, por ka një racionalitet formal dhe për ta respektuar këtë, do të shkojmë deri në fund”, u shpreh Rama.

I pyetur nëse deputeti Blushi do të përjashtohet nga radhët e PS, Rama u shpreh se rebelët çmohen në PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

“PS-ja është një parti që rebelët çmohen, por sigurisht nga ana tjetër, PS-ja është një parti që ka vepruar menjëherë kur rebelimi ka shkuar përtej parimeve, vlerave të përbashkëta, dhe mbi të gjitha jashtë horizontit tonë të përbashkët. S’do të doja kurrë që të ishte ky rasti”, deklaroi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?