EDI RAMA:VOTO ELVIS ROSHIN DHE PS (Nr.23)

Edi Rama ka postuar ne Facebook kete lajm :"Në Kavajë për të mbështetur kryetarin në detyrë Elvis Roshin, për bashkinë që sot është shëmbëlltyra më kuptimplotë e modelit që provon se çfarë bën forca e bashkuar e qeverise dhe e bashkisë, forca e bashkuar e njerëzve që duan punën dhe jo llafet, që duan faktet, jo përrallat. Deri dy vjet më parë, ky ishte qyteti më i rrënuar i Shqipërisë, ndërsa sot Kavaja bën dallimin se çfarë dinë të bëjnë ata dhe çfarë dimë të bëjmë ne. Ata e lanë Kavajën xhep fals, pa ujë, pa punë, mbytur nga plehrat, mbytur në gënjeshtra, mbytur në dëshpërim. Qytetarët e Kavajës ishin të parët që e kuptuan se drejtimi i duhur ishte Elvis Roshi dhe PS-ja, ndaj dhe sot, të ecësh në mbrëmje, në gjithë këtë aks në Kavajë, të duket sikur je në një qytet të vogël të Italisë. Zgjedhja në Kavajë është më e qartë se kudo tjetër. Vota për Elvisin dhe Partinë Socialiste (Nr.23) janë zgjedhja e vetme që transformimet e nisura të shtrihen në të gjithë territorin e ri të Kavajës, që sot është edhe më i madh, me më shumë sfida, por nga ana tjetër edhe me më shumë potenciale për të çuar përpara projektin ton të madh të Rilindjes Urbane, të zhvillimit ekonomik, të rilindjes së fshatit dhe të mirëqenies në komunitetet dhe në familjet tona. #ElvisRoshi#PS_DrejtimiiDuhurnëKavajë"

SHKARKO APP