Edith Harxhi nga foltorja e protestës: Kombi në rrezik nga Rama dhe Vuçiç
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD, ish-zv/ministre e Jashtme u shpreh nga protesta kundër Ballkanit të Hapur dhe vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç se kombi shqiptar ndodhet në rrezik nga Rama dhe Vuçiç.
“Ballkani i Hapur është një përrallë shumë e keqe, e shëmtuar. Po na serviret si hyrja në Europë., por nuk është asgjë tjetër veçse përfshirja jonë në ish-Jugosllavinë. Kanë nxjerr Kroacinë dhe Slloveninë e po përfshijnë Shqipërinë. Po mundohen të joshin Kosovën e brishtë që ende nuk ka marrë ulëse në OKB. Sa njohje i ka dhënë Rama Kosovës këto vite? Zero. Mashtroi edhe për diplomat. Ja ku jemi sot në këtë shesh të madh si në vitin 1999, kur dolëm përsëri ne një komb një qëndrim. Kombi ynë është në rrezik në këto momente. Rreziku vjen nga Rama, Vuçiç dhe ata që paguajnë Ramën e Vuçiç dhe që duan të shkatërruar dhe djegur Ballkanin. Ku është sot ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, gjoja nipi i Pejës? Në 4 vitet e fundit që është diskutuar territori i Kosovës ka bërë vetëm një deklaratë mjerë nga selia e PD. Ne do ringrihemi, në ballin tonë do të jetë kombi dhe çështja kombëtare. I them Ramës dhe Vuçiç, për mua dhe miliona shqiptarë në Ballkan, Kosova është Jeruzalemi ynë, është Meka jonë”, u shpreh Edit Harxhi.