Edmond Panariti: E pashembullt dhe kriminale të mos paguash naftëtarët!

Ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti, ka reaguar lidhur me grevën e naftëtarëve të  Ballshit, gjendja e të cilëve është përkeqësuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Panariti shkruan se “është e pashembullt dhe kriminale të mos paguash naftëtarët! Kujt i shërbejnë të ardhurat e naftës kur ato veçse varfërojnë punonjësit dhe mjerojnë komunitetet e zonave të shfrytëzimit?”

Postimi i plotë i Panaritit në Facebook: 

Është e pashembullt dhe kriminale të mos paguash Naftëtarët!
Kujt i shërbejnë të ardhurat e naftës kur ato veçse varfërojnë punonjësit dhe mjerojnë komunitetet e zonave të shfrytëzimit?

Të punosh në uzinën e përpunimit të thellë të naftës (Rafineri) është një profesion i vështirë dhe me rrezik.
Rreziku qëndron te shpërthimet e mundshme dhe ekspozimi ndaj gazrave dhe kimikateve helmuese gjatë proceseve të trajtimit të naftës bruto.
Për këtë arsye, puna në këto rafineri është kudo e mirë paguar, pa llogaritur këtu edhe lehtësira të tjera në trajtë bonusi.
Sipas zyrave të statistikave të punës, paga mesatare vjetore e një naftëtari është rreth 74000 dollarë ose 36 dollarë në orë.
Natyrisht përjashtim këtu bëjnë naftëtarët tanë të cilët kanë 6 muaj vetëm me 300 dollarë të asistencës së “luftës”
Për këtë arsye mospagesa dhe trajtimi çnjerëzor i naftëtarëve është vepër penale.

SHKARKO APP