Edmond Panariti: Tatëpjeta e Shqipërisë nisi në vitin e tepsisë, jo në atë të pandemisë!
Nga Edmond Panariti
Tatëpjeta e Shqipërisë, filloi në vitin e tepsisë dhe jo në atë të pandemisë!
Të gjithë treguesit ekonomikë, financiarë, shoqërore, demografikë dhe mbi të gjitha ata demokratikë të vëndit, e filluan rrokullisjen kur një parti e vetme “zaptoi” sistemin dhe institucionet pa votë dhe pa mbështetje popullore.
Viti i fillimit të pikiatës është viti 2017, që është edhe viti i tepsisë dhe i timonit!
Pikiata nuk ka të ndalur dhe që prej atëhere vëndi po “zhytet” dhe po fundoset.
Këtë e dëshmon INSTAT në statistikat e popullatës së vëndit të janarit të 2020, kur pandemia ende nuk kishte nisur.
Që këtë fillim viti, INSTAT në të dhënat e tij provon se popullsia e Shqipërisë po rrudhej, mpakej dhe plakej me shpejtësi të frikshme.
Kjo ka vetëm një arësye, vetëm një shpjegim!
Braktisja e vendit dhe ulja e rritjes natyrore të popullsisë së tij është krye- shënja e mungesës së shpresës së shqiptarëve nga dështimi ekonomik, papunësia dhe izolimi Evropian i vendit.
Dhe kjo nuk do të ndalë, për sa kohë që do të ruhet kjo konjukturë bllokuese dhe asfiksuese e vendit..
25 Prilli është shansi për të ndryshuar këtë “status quo”, e cila po mban peng në mënyrë të padrejtë dhe mizore Shqipërinë dhe të gjithë ne.