EDMOND SPAHO:ME RAMËN E TAHIRIN, KRIMI NUK MUND TË NDALET
ot po shqyrtojmë ligjin per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore i cili synon të bëjë disa përmirësime në legjislacionin e kësaj fushe. Pavarësisht ndryshimeve të propozuara të cilat shikohen të nevojshme, një qeveri përpara se të përpiqet të verë rregull në qeverisjen vendore duhet të verë rregull në shtëpinë e vet.
Ditën e martë dhe të mërkurë u vazhdua me skandale të tjera të kësaj maxhorance që ka kapitulluar ndaj krimit dhe është lidhur pazgjidhshmërisht me të.
Drejtori i interpolit dhe një vartesë e tij u arrestuan për fshehjen dy herë të kërkesës së Interpol Belgjikë për ekstradimin e deputetit Frroku i cili ne vitin 1999 akuzohet nga autoritetet belge se ka kryer një vrasje në atë vend.Kërkesat e Interpolit belg kanë ardhur në datat 8 dhe 23 Janar 2015 por janë fshehur me qëllim nga administrata e qeverisë së Ramës.
Drejtori i interpolit është një rilindas, kryetar i organizates së PS në një rajon të Tiranës dhe polic i shkarkuar gjate qeverisjes së djathtë për shkelje të ligjit.
Diten e arrestimit, drejtori i interpolit reagoi duke u shprehur se po me arrëstoni kot pasi i kam njoftuar me shkrim organet eprore. Nuk kaluan disa orë dhe dha dorëheqjen “heroi” dhe “profesionisti” i madh, numurori i zgjedhjeve dhe drejtor i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi.
Arsyet e doreheqjes janë morale tha ai, dhe gabimi thjesht teknik dhe banal. Ministri ne daljen per mediat dukej i perlotur qe po humbte nje bashkepuntor dhe nepunes te devotshem por ishte i detyruar ta pranonte dorëheqjen sepse Rilindja ka vendosur te krijoje shtet dhe standarte te larta sjellje.
Fjala e drejtorit te Pergjithshem te Policise ishte edhe me emocionuese: “Shkelja e procedurave ligjore të specialistit të Interpolit dhe të shefit të këtij skeptri, pra ata qafire e kane fajin, shkelje që i vuri ata përpara përgjegjësisë penale, cenoi në një farë mase imazhin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ndonëse ishte po ky institucion që e korrigjoi gabimin. Për këtë arsye, duke vlerësuar këtë ngjarje si të papranueshme për prestigjin e institucionit të Policisë së Shtetit, të cilin unë e drejtoj, duke vlerësuar që nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë, vendosa të jap dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”.
Pra ne nuk dinim gje per akuzen thone te gjithe, as per kerkesen e autoriteteve belge, por standarti eshte standard. Kishin harruar qe nje vit me pare ish kryetarja e parlamentit zonja Topalli ishte shprehur ne kete salle se deputeti i maxhorances i cili u zgjodh deputet nga listat e PS kerkohet ne Belgjike me akuze per vrasje.
Arrestimi i drejtorit te Interpolit kishte si qellim qe te kapeshin nja dy peshq te vegjel dhe te keputeshin fijet te cilat te cojne lart e me lart tek skandali i koheve te fundit per akuzat e deputetit Doshi per porositjen e dy vrasjeve nga kryetari i kuvendit me dijenine dhe mbrojtjen e Edi Rames dhe Sajmir Tahirit.
Dje prokuroria e leshoi drejtorin e interpolit sepse ai i kishte njoftuar eproret e vet dhe e kishte bere detyren.
Protokollet e procedurave te veprimit te Interpolit percaktojne qarte qe ne rastet e kerkesave per ekstradim te individeve me precedente penale njoftohet detyrimisht me shkrim drejtori ose nendrejtori i pergjithshem i policise ne varesi te fushave qe ata mbulojne dhe ne rastet e te akuzuarve me profil te larte midis te cileve futen edhe deputetet e Kuvendit njoftohet me shkrim Ministri i Brendshem.
Prisja qe dje prokuroria te ndalonte drejtorin e pergjithshem te policise si bashkepuntor ne fshehjen e kerkeses se interpolit per ekstardimin e deputetit Frroku. Asgje nuk ndodhi dhe nuk ka per te ndodhur, dhe po te thuash se prokurorine e pengon Rama dhe Tahiri, te cojne ne gjyq per shpifje dhe ndoshta te perzene nga parlamenti si i inkriminuar.
Avokati i drejtorit te Interpol Tirana u shpreh dje ne nje prononcim per mediat se drejtori i Pergjithshem i plicise Artan Didi eshte njeri i papergjegjshem kurse nje analist i majte u shpreh se fshehja dy here e kerkeses se interpolit nuk mund te behet pa suport qeveritar.
Termi suport qeveritar nuk nenkupton punonjes te administrates por ministra dhe ne kete rast nenkupton te pakten Saimir Tahirin, Ministrin e Brendshem dhe eprorin e tij Kryeminister.
A kemi ne te drejte te mendojme qe kerkesa u mbajt e fshehur dhe Frrokut ju dhane garanci qe ne kembim te ndryshimit te deklarimit ne skenarin e vrasjes se dy deputeteve, te harrohej vrasja ne Belgjike dhe ndoshta te ndihmohej edhe i vellai i cili akuzohet se ka vrare komisarin Dritan Lamaj i cili kishte filluar hetimin e vrasjes te ndodhur ne Belgjike.
Kur u vra Artan Santo me kujtohet qe nje njohes i politikes shqiptare me banim ne SHBA dhe qe duhet te dinte ndonje gje me shume se sa ne, shkruante se ne muajt e ardhshem politikanet e mazhorances ne Tirane do fillojne te hane njeri tjetrin. Nuk e paska pasur gabim. Sapo ka filluar procesi e shqyerjes dhe gelltitjes se njeri tjetrit.
Epiqendra e ketij skandali eshte Sajmir Tahiri i cili nuk duhet te qendroje asnje sekondë me shume ne postin e Ministrit te Brendshem sepse turperon jo vetem shtetin por ne teresi te gjithe shqiptaret sepse ne krye te institucioneve mbajne njerez te papergjegjshem dhe kumbarë te krimit te organizuar.
Sajmir Tahiri ne skandalin e skenarit te vrasjes se dy deputeteve ka rol kyc. Eshte i vetmi minister i brendshëm ne rruzullin e dheut i cili takon tre here nje vrases me pagese dhe ne vend qe ta arrestoje dhe te filloje ndjekjen penale negocion me te se si ti vere kapak çeshtjes.
Madje nuk skuqet por del ne publik dhe te thote qe takova nje njeri i cili mu prezantua si Duri nga Fushe Kruja.
Në Kodin Penal dhe në Kodin e Procedurës Penale janë të parashikuar qartazi procedurat ligjore sesi duhet të veprojnë zyrtarët e shtetit nëse ata jane në dijeni të kryerjes së një krimi.
Sipas Kodit të Procedurës Penale nga ana e Sajmir Tahirit dhe Artan Didit janë shkelur neni 30 i cili parashikon Funksionet e policisë gjyqësore dhe detyrimin per te filluar hetimin, neni 253 per mosndalimin e nje te dyshuari per kryerjen e nje krimi, neni 277 per moskryerjen e hetimeve paraprake, neni 293 per mosreferimin e vepres penale tek prokurori, neni 294 per mossigurimin e burimeve te provave, neni 281 per moskallzim te nje vepre penale nga nepunesit publik edhe neni 303 per mosdokumentin te veprimeve te policise gjyqesore.
Sajmir Tahiri dhe Artan Didi kanë qënë në dijeni të tentatives per kryerje të një krimi të rëndë dhe nuk kanë kryer detyrën e tyre për të ndaluar të dyshuarin për një krim, nuk kanë referuar zyrtarisht ngjarjen në organin e Prokurorisë, nuk kanë kryer veprimet e duhura procedurale për të mbledhur prova dhe deklarime në formën që parashikohet në Kodin e Procedurës Penale.
Sajmir Tahiri dhe Artan Didi ne nje shtet qe nuk eshte kapur nga mafia dhe krimi i organizuar jo vetem nuk do ishin ne postet e tyre por do te denoheshin sipas neneve te kodit penal per shperdorim detyre, per moskallzim krimi, per veprime qe pengojne zbulimin e te vertetes dhe perkrahje te autorit te krimit.
Por hyneret e Ministrit te Brendshem nuk mbarojne ketu. Muaj me pare deputeti ne qender te skandalit ndalohet ne prite nga policia me nje trafikat droge ne makinen e tij.
Megjithese dihej qe ne makine ishte trafikanti per te cilin kishin dale per ta kapur, me urdher nga lart makina dhe njerzit brenda saj leshohen. Disa police te ndershem qe kryenin aksionin e dokumentuan ngjarjen ne procesverbal.Procesverbali u fsheh dhe vetem kur ra ne dore te nje medie, kumbaret e krimit ulurine per nxjerrje te sekretit shteteror dhe u kanosen qe do marrin masa por jo per nxjerrje te sekretit shteteror se aty vetem per shtet nuk behej fjale por per nxjerrje te te palarave te bandes qeveritare.
Ngjarjet e ndodhura deri tani jane vetem maja e ajzbergut te mpleksjes se krimit me kupolen qeveritare, Ato tregojne per interesat e droges, trafiqeve, blerjes se pushtetit dhe zaptimit te institucioneve nga krimi i organizuar ne bashkepunim te plote dhe te ngushte me Rilindjen.
Ne aleancen e qelbesirave, shtetit i vjen ere e qelbur dhe te kall kupen. Ajsbergu i krimit vetem sa ka shfaqur majen e tij. E verteta mund te vonoje por veshtire se keto ngjarjen do varrosen dhe nuk do shohin driten e djellit dhe te jene verdikt i drejtesise.
Te nderuar kolege,
Ngjarjet e dy viteve te fundit por vecanerisht keto te muajve te pare te vitit 2015 treguan drejtesine e qendrimeve te Partise Demokratike per nevojen e dekriminalizimit te shoqerise sone.
Duhet te jesh naiv te besosh qe ky proces ka filluar me largimin e ndonje deputeti per shpifje apo per grushta dhe shkelma. Edi Rama asnjehere ne jeten e tij politike nuk e ka zene ne goje fjalen dekriminalizim sepse ai eshte babai shpirteror dhe realizuesi i kriminalizimit te Kuvendit, administrates publike dhe asaj vendore.
Deputetet te cilet desherojme ti largojme nga parlamenti, te inkriminuarit ne polici, administrate civile qendrore e vendore i ka sjelle ai ne keto pozicione.
Dje ne nje akt tjeter hipokrizie Ministri i Brendshem na shpalosi konceptin e tij per Byrone e Hetimit, organizem i cili do te hetoje drejtuesit e larte, deputetet, ministrat, gjykatesit, etj.
Kjo strukture do varet direkt nga Sajmir Tahiri. Eshte njelloj si ti varesh ujkut melçite ne qafe.
Pavaresisht ketyre, procesi i dekriminalizimit do te ece, me hir a pahir. Per te jane vecanerisht te interesuar partneret tane nderkombetare dhe miqte amerikane. Nuk eshte e larget dita qe kriminelet dhe politikane te lidhur me ta do ta shohin veten edhe ne Shqiperi pas hekurave.
Fjala në Kuvend e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho. 2 Prill 2015.