Eduard Halimi rikthehet në politikë
Ish-ministri i Drejtësisë i PD-së Eduard Halimi është rikthyer në politikë. Në një prononcim për mediat, Halimi ka thënë se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit, por do të mbajë postin e Koordinatorit të Posaçëm Politik në Partinë Demokratike. “Pranova ftesën e Bashës, nuk do të kandidoj për deputet por do të merrem me çështjet zgjedhore. Do të koordinoj punën e drejtuesve politikë të PD-së në 12 qarqet e vendit”, tha Halimi.