Eduard Selami takon ambasadorin Lu

Një ditë pas fjalimit që pritet të mbajë në komisionin e reformës në drejtësi, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, është takuar për rreth 1 orë me deputetin demokrat Eduart Selami.

Të ulur në një bar jo shumë të dukshëm të kryeqytetit, Lu dhe Selami duket të kenë prekur temat e nxehta të debatit politik në Shqiperi, ku pa dyshim reforma në drejtësi zë vendin kryesor.

Ambasadori amerikan do të jetë prezent dhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, ndërsa deputeti demokrat Selami edhe më parë është takuar me të për çështjen e reformës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht qëndrimeve kritike që Selami ka mbajtur në disa nga mbledhjet e grupit parlamentar të PD, ku dhe ka kërkuar qëndrim më të qartë të lidershipit për çështjen e reformës, ai ishte pjesë e delegacionit zyrtar që i kryesuar nga Lulzim Basha vizitoi Washingtonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?