Efektivi 25-vjeçar një hero, Rama: Respekt për Redin Çaushaj. U plagos duke shmangur më të keqen

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar këtë të enjte aktin që bëri efektivi i Policisë së Shtetit, Redin Çaushaj, i cili ndërhyri jashtë shërbimit për shmangien e sherri të dhunshëm, por që mbeti i plagosur rëndë.

“Respekt për Redin Çaushajn, të riun e Policisë së Shtetit që u plagos duke ndërhyrë dhe shmangur më të keqen mes dy individëve në një sherr të rrezikshëm”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Efektivi i policisë së Vlorës, ndërhyri për të shuar një sherr në zonën e Himarës, por u godit me thikë nga Theodhoi Mërkuri, i cili u arrestua nga policia. Ai ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?