Efektivi me a@më kundër deputetit, Bardhi: Gënjeshtrat i sajojnë aq trashë, sa edhe vetë propaganda e qeverisë
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish në lidhje me tensionet në Kuvend dhe më së shumti për akuzën që ata bëjnë që një efektiv tentoi t’i drejtonte armën deputetit demokrat Luan Baçi. Për të efektivi i Forcave Speciale ishte i armatosur, duke theksuar se nuk mund t’i besohet kësaj policie, e cila ka gënjyer në disa raste. Bardhi thotë se policia ka gënjyer në rastin e Klodian Rashës, Egli Progës apo edhe në rastet kur ka thënë se në Shqipëri nuk ka sipërfaqe të mbjella me kanabis.
Postimi i plotë
Është e njëjta Polici që tha sot se polici i Forcave Speciale nuk kishte armë brenda Kuvendit, ajo që më parë na ka thënë:
Që i ndjeri Klodian Rasha ishte i armatosur prandaj e vrau Policia e Shtetit – GËNJESHTËR,
Që i ndjeri Egli Proga vdiq se ishte i dehur dhe u rrëzua – GËNJESHTËR,
Që në Shqipëri ka zero sipërfaqe të mbjella me kanabis – GËNJESHTËR, apo
Që në protestën e 7 Tetorit nuk kishte asnjë protestues të lënduar dhe që ndodhej në spital – GËNJESHTËR, e plot e plot të tjera.
Gënjeshtrat i sajojnë aq trashë, sa edhe vetë propaganda e Qeverisë që Shqipëria është vend në lulëzim e sipër, ndërkohë që jemi të parët në Europë për numrin e qytetarëve në varfëri ekstreme.
Propaganda dhe dezinformimi nuk e mbulojnë dot të VËRTETËN! Sot shteti personal i Edi Ramës degradoi në mashtrim, për shkak se doli zbuluar ashtu siç është -shtet arbitrar policor!