Ekipi i “Shqipëria Bëhet” nis takimin e parë me qytetarët në Mirditë më 23 shtator

Lëvizja ”Shqipëria Bëhet” që pas prezantimit, do të nis takimet në mbarë Shqipërinë. Takimi i parë nis nga Mirdita dhe do të mbahet më 23 shtator. Pjesë e takimit do të jetë themeluesi, avokati Adriatik Lapaj, aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, aktivistja Edlira Çepani dhe gjeneral Dedë Prenga.

”Të nderuar përfaqësues të medias, Lëvizja ”Shqipëria Bëhet” nis nesër, datë 23 Shtator, (e shtunë) takimin e parë në terren me qytetarët. Takimi do të mbahet në sheshin ‘Abat Doçi’ në Rrëshen të Mirditës, ora 17:00.

Sinjali për transmetim do të prodhohet nga ne, ndërkohë që do të jemi live dhe në rrjetet tona sociale. Për çdo informacion të mëtejshëm, mos hezitoni të na kontaktoni”,-thuhet në njoftimin për mediat.

SHKARKO APP