EKONOMIA NUK RRITET ME LLAFE PO ME RREGULLA INVESTIME PARTNERITET
Nga Edi Rama
Me investitorët e huaj dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për Reformat në Ekonomi dhe Klimën e Biznesit, për arritjet dhe kthesën e vështirë por të padiskutueshme të ekonomisë në drejtimin e duhur. Qeveria është e vendosur për të shkuar më tej në rrugën e reformave për të forcuar bazat e transformimit të pashmangshëm ekonomik e social.
U hoqëm litarin nga fyti të gjitha kompanive të cilat kishin 720 milionë dollarë të bllokuara nga shteti; krijuam për dy vjet rresht 55 lehtësira fiskale dhe me luftën frontale kundër informalitetit arritëm të zeronim taksat për 85 mijë biznese të vogla dhe t’i përgjysmonim ato për 16 mijë të tjera. Për vitin 2015 investimet e huaja arritën shifrën më të lartë të 25 viteve të fundit, ndërkohë që vetëm në 4 mujorin e parë të vitit 2016 janë regjistruar në QKR, 498 biznese të huaja, ose sa gjysma e bizneseve të huaja të regjistruara në vitin 2015.
Këto janë vetëm pak nga shumë faktet që tregojnë se klima e biznesit është në përmirësim të vazhdueshëm edhe pse të pamjaftueshëm. Kemi bërë shumë po ka akoma edhe më shumë për të bërë, duke rritur impaktin e reformave në favor të ekonomisë dhe konkurencës së ndershme. Këtë qershor, do të dalë edhe një plan i ri për lehtësimin e mëtejshëm të burokracisë për biznesin, për përmirësimin e mëtejshëm të sjelljes së administratës me biznesin.
Por askush të mos e harrojë se 32 muaj më parë ky vend qeverisej nga një politikë e vjetër që e trajtonte biznesin si peng për tu zhvatur në rrugën e rrënimin të vazhdueshëm të ekonomisë e të shoqërisë.
KOHA JONË SONDAZH

