“Ekonomia, objektivi numër 1” Basha bisedë me gratë në Tiranë: Paga minimale në fund të 4-vjeçarit 400 euro
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bashkëbiseduar me gra në njësinë administrative Dajt, në Tiranë. Gratë ngritën shqetësimin e mungesës të mbështetjes nga shteti dhe për diskriminimin që u bëhet në punë vetëm se kërkojnë të drejtat e tyre.
“Kam punuar në fasoneri. Imagjino karantina vjet na ka djeg të gjitha fasoneritë, pavarësisht se kanë hesht dhe janë nën tutelën ekonomisë për të marrë një dy lekësh. Unë nuk punoj aktualisht. Dua ta mbroj atë që kam punuar aty. E kam kërkuar ta mbroj në kohën e karantinës nuk e kemi patur mbështetjen e padronëve apo pronarëve si të them Kjo është kërkesa ime” – u shpreh Esma.
“Unë po flas si kryefamiljare në radhë të parë që ka rritur dy fëmijë vetë me sakrificat e mia prej 15 vjetësh, por nuk e kam ndjerë mbështetjen nga shteti në asnjë moment. Biles kam ndjerë edhe diskriminimin në shumë drejtime, por ka edhe shumë gra të tjera që e kanë të pamundur që të çajnë këtë lloj situate, në këtë mënyrë qeverisje sepse shteti nuk krijon asnjë mundësi për gratë e divorcuara që të ecin përpara. Por një aspekt tjetër duhet kapur sepse unë vij nga fusha e arsimit. Kam punuar 9 vjet në një shkollë dhe para një viti jam larguar për arsye politike si drejtore shkolle. Dhe mendoj se arsyeja që unë e shikoj që u largova pa asnjë arsye ishte sepse unë ngrija zërin për një shkollë të re. Në qoftë se ju shkoni në shkollën 9-vjeçare Ferraj është një shkollë e degraduar. E kemi mbajtur vetëm me shpenzimet tona. Pra edhe arsimi lë shumë për të dëshiruar sepse pagat e mësuesve prej 8 vitesh nuk janë rritur pothuajse aspak. Çdo vit ne nuk kemi marrë shpërblimin. Mësuesi tani në këto momente është i diskriminuar” – u shpreh një nga zonjat e pranishme në takim.
Sa i përket fasonëve, Basha tha se qeveria për 8 vite nuk ka investuar asnjë lekë, as në kohën e pandemisë, për të ndihmuar këtë sektor në mënyrë që t’u përmirësohej puna grave që punojnë aty. Për këtë kreu i opozitës tha se me programin e qeverisë së dal nga vota e 25 prillit që ka në kthimin e taksës së sheshtë 9% dhe me rritjen e pagës minimale në 360 mijë lekë të vjetra në muaj, janë dy ka masat e para që do u vij në ndihmë grave që punojnë në këtë sektor.
“Goditja e parë ka qenë rritja e çmimit të naftës dhe rritja e çmimit të energjisë. Kjo ka rritur koston e prodhimit dhe kur rritet kosto e prodhimit do të thotë që investitori, pronari ka më pak për të investuar, ka më pak për të bërë politika të nxitjes së punësimit apo rritjes së pagave. Këto para shteti ia ka marrë por nuk ia ka kthyer. Nuk ia ka kthyer fjala bie në investime, prapë fasonët njësoj si sipërmarrësit e tjerë duhet të investojnë vetë në gjeneratorë sepse u ndërprehet energjia elektrike, në shkarkimin e ujërave të zeza sepse në të gjithë zonën e autostradës Tiranë-Durrës ku janë edhe një pjesë e madhe e fasonerive për 8 vite ma radhë nuk është investuar një lekë për kanalizimet e ujërave të zeza. Pastaj erdhi pandemia dhe ne e dinim fare mirë, i kërkuam shtetit të paguante një pagë për çdo punonjës të fasonerisë prej 260 mijë lekësh dhe të mbylleshin fasoneritë sepse po ktheheshin në një bombë. Nuk na dëgjuan derisa plasi në Krujë dhe Fushë Krujë e mbani mend. Ka edhe probleme të tjera sepse fasoneria është industri që e çon prodhimin në eksport. Ndryshimi i kursit i euros me lekun po kështu e dëmton shumë industrinë e fasonerisë. Edhe këtu ne kemi dhënë një zgjidhje duke bërë një fond garancish nga qeveria e cila do mund të kompensojë dëmin që mund të shkaktohet industrisë së fasonerisë nga kursi i shkëmbimit. Me uljen e taksave, me taksën e sheshtë 9% që sot e kanë 15, me sigurimet shoqërore 18%, me uljen e çmimit të naftës, me uljen e çmimit të energjisë, me këto mase ne kemi për qëllim si kundër garantimin e një ambienti miqësorë, mos t’i mbysim me inspektor, me gjoba, kemi për qëllim të ndihmojmë jo vetëm fasonerinë por të gjithë sipërmarrjen shqiptare në veçanti sipërmarrjen që punëson gratë shqiptare që të ngrenë kokën, që të kenë më shumë të ardhura dhe këto të ardhura pasta ti destinojnë për investime kapitale, për të hapur më shumë vende pune dhe për të rritur pagat. Dhe ju e dini që ne kemi vënë pagën minimale prej 300 Eurosh pra 360 mijë lekë të vjetra kёtё objektiv i cili do tё realizohet, por nuk mund tё realizohet siç e bёn ky. Ky e ka parё programin tonё dhe pas 8 vjetësh qё nuk ka rritur as pagat e as pensionet, si njё kopjac i keq qё ёshtё thotë do rrisë pagёn, pasi ka lexuar dhe pasi ka dёgjuar zotimet e mija. Por zotimi pёr tё rritur pagёn nuk bёhet realitet me njё firmё kryeministri , kёrkon njё sёrё masash qё tё rritet ekonomia. Po nuk u rrit ekonomia atёhere rritja e pagёs nuk bёnё gjё tjetёr veçse sjell edhe mё shumё evazion se pronarёt do tё deklarojnё gjoja se po e japin pagёn por nuk do ta japin dhe sjell mё shumё falimentime. Me rritjen e pagёs do tё rritet edhe kontributi shoqёror. Pra, do tё rritet fatura, mёnyra se si i pёrqasemi ne kёsaj, tregon faktikisht dhe ndryshimin mё tё madh qё kemi me njёri-tjetrin. Ne vijmë me një plan dhe i cili do të sjelli në tërësinë e tij rritje ekonomike, kjo sjell rritjen e pagës. Në këtë moment i themi sipërmarrësit prit, unë të ula taksat, unë të ula çmimin e karburantit, unë të ula çmimin e energjisë, unë të hoqa gjithë atë stres, gjobat, ryshfetet dhe kjo do të thotë që do të kesh më shumë fitime, tani unë kërkojë që një pjesë të fitimit t’ia japësh punonjësve dhe në këtë moment jemi në marrëdhënie të sinqerta dhe të drejta në trekëndëshin, pronarë apo punëdhënës, punëmarrës, qeveri, sepse në këtë moment qeveria e ka ballin lartë dhe gojën e hapur ti thotë punëdhënësit një pjesë të këtyre fitimeve dua ta përcjellësh tek punëmarrësi dhe padiskutim që shumica dërmuese e punëdhënësve janë të interesuar vetë t’ju stimulojnë, t’ju kenë të motivuar që ta bëni punën me dëshirë, ndërkohë që vetë zinxhiri ekonomik përfiton, se çfarë do bëjë një familje që ka një pagë më të lartë se sot, do konsumoj më shumë. Pra do ritet konsumi, ato dyqane që i pamë bosh në Qesarak dhe kudo anembanë Shqipërisë. Janë bosh sepse ka rënë konsumi, sepse shqiptarët nuk kanë më para për të harxhuar. Siç ma tha dikush para disa ditësh, më përpara vinin blinin një kile, tani blejnë dy kokrra sa për të bërë një gjellë të varfër të ditës për të mbajtur fëmijët me diçka. Pra, cikli ku jemi është një sërë dështimesh 8 vjeçare. Pagat do të rriten sepse me masat tona ne do të do të mundësojmë pikërisht që ato qindra miliona euro, miliarda euro që shteti sot ua merr punëdhënësve si taksa, ju a merr dhe ju dhe nuk i kthen kurrë tek ju, por i përvetëson. Ato ne ti kthejmë në taksa të ulëta, ti kthejmë çmimet e ulët të energjisë dhe të naftës të cilat në vetvete do të sjellin punësim dhe pastaj përmes përfitimeve të ekonomisë dhe të sipërmarrjes do të rrisim edhe pagat në nivelin për të cilin jemi zotuar dhe niveli për të cilin jemi zotuar është që në Shqipëri nuk do të ketë pagë minimale poshtë 300 euro, në muaj dhe në fund të katër vjeçarit tonë, 400 euro në muaj paga minimale për të gjithë” – tha Basha.
Ndërsa Basha theksoi se me plani i qeverisë së ardhshme që ka të bëj me mbështetjen e familjeve të reja dhe fëmijëve të tyre që nga lindja e deri në fazën e punësimit, janë tregues se si e konsideron Partia Demokratike ndihmën për gruan shqiptare.
“Ju prekët një sërë çështjesh të cilat të gjitha faktikisht lidhen me fatin e gruas dhe për mua do të duhej një kohë e gjatë për t’i cekur të gjitha por shkurtimisht po ju them, që politikat tona për fuqizimin e familjes duke nisur me subvencionimin e interesave të kredive për banesa, me bonusin për fëmijët e porsalindur 30 mijë lekë të vjetra në muaj derisa të bëhen 5 vjeç, tekstet falas që përmendët për gjithë sistemin parauniversitar. Sistemi arsimor dhe reforma në sistemin arsimor do t’ju ndihmojë edhe në një drejtim tjetër. Duke nisur nga zonat rurale dhe duke u shtrirë në të gjithë vendin ne do të zgjasim orarin deri në orën 4 pasdite, që është ora e daljes nga puna të prindërve. Sigurisht do të jetë opsionale, por për ata që dëshirojnë ta përdorin këtë opsion, shkollat shqiptare do të pajisen me arsimtarë shtesë, në veçanti në fushat e kompjuterit, teknologjisë së informacionit, të gjuhëve të huaja, të sportit, të artit, do të pajisen me ambiente shtesë për të mundësuar bërjen e detyrave të shtëpisë dhe siç e thashë duke nisur nga zonat rurale ku hendeku me zonat urbane është edhe më i madh tek cilësia e mësimdhënies, siç më përmendët shkollën e fshatit Ferraj. Ne do të bëjmë të mundur që fëmijët shqiptarë të përfitojnë një drekë të paguar nga buxheti i shtetit që në fakt është buxheti juaj se janë taksat tuaja. Ndaj më 25 Prill që më pak se dy javë na ndajnë kujtohuni se nuk po votoni vetëm për veten tuaj, po votoni për fëmijët tuaj, po votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj. A do të vazhdojnë fëmijët, vogëlushët, këto vajzat dhe këto djemtë që më pritën dhe që disa prej tyre janë të veshur me veshje tradicionale të zonës, të kenë një sistem shkollor të rrënuar që është i paaftë ti përgatisë për universitet dhe pastaj ti përgatisë për një profesion në jetë. Apo do të kenë kushte krejtësisht ndryshe nga ato që janë sot sepse qeveria e ardhshme paratë e taksave të shqiptarëve nuk do ti çojë tek miqtë e kryeministrit, tek oligarkët por do t’i çoj të përmirësimi i infrastrukturës shtetërore, do ti çoj për rritjen e pagave për arsimtarët. Se ka qenë një kohë kur arsimtari shqiptarë më i mirë paguari në rajon kur ne dyfishuam rrogat, sot është më i keq paguari. Se koha lëviz por pagat dhe pensionet mbeten në vend numëro, 8 vite me Edi Ramën si gjithçka tjetër. Pra, zgjedhjet e 25 prillit janë për ju. Për të mbyllur pagën e emigracionit që mos të largohen masivisht që në moshë të re por të kenë mundësi të gjejnë punë me pagë të mirë, themelojnë familjet e tyre dhe të jetojnë pranë prindërve të tyre, në vend që të hapin gropa në zemrat e nënave tona siç po hap emigracioni pasiv i të rinjve sot. Ndaj dhe ftesa ime për të gjitha ju, për të gjitha grat, për të gjitha nënat, për të gjitha vajzat, e kësaj zone kaq të bukur, të këtij ballkoni të kryeqytetit dhe për të gjitha gratë e kryeqytetit dhe për të gjitha gratë shqiptare është që në 25 prill të votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Të votoni numrin 9” – tha Basha.