Ekspertët vijojnë punën, ende asnjë dakordësi për pikat e draftit

Po vijon puna e ekspertëve për reformën në drejtësi. Tryeza nisi sot paradite dhe puna filloi aty ku u la mbrëmjen e së shtunës.

Deri në këto momente ende nuk ka një dakordësi për asnjë klauzolë të draftit, ndërsa ka pasur edhe debate në lidhje me formulën e zgjedhjeve në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Një ditë më parë ekspertët e mbyllën takimin në heshtje dhe sipas burimeve nga tryeza nuk kanë arritur ende konsensus për nenet e propozuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu mësohet se të hënën, referentët përkatës do të konsultohen me Komisionin e Posaçëm për reformën në Drejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse do të gjendet gjuha e përbashkët drafti do ti dërgohet të martën më 12 janar Komisionit të Venecias

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?