Eksperti gjerman, Henze: Aleanca e Ramës me Vuçiç, tradhti ndaj Shqipërisë, Kosovës e NATO-s
Martin Henze, këshilltari ekonomik pranë CDU (parti qeverisëse) në Gjermani ka reaguar lidhur me aleancën e Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, që tashmë duken më afër se kurrë me nënshkrimin e marrëveshjes për Minishengenin Ballkanik.
Në një postim në rrjetet sociale, teksa e quan qverinë e Ramës si qveria e mafias, eksperti gjerman Henze shkruan se “Rama po organizon një aleancë me Serbinë në mënyrë që të vazhdojë të jetë një autokrat. Kjo është tradhti ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe NATO-s.”
Në vijim postimi i plotë i ekspertit gjerman
Në vitet 1990, Gjermania dhe NATO ndaluan Serbinë që të niste projektin për një Serbi të Madhe, dhe me të drejtë. Pikërisht sepse donim të parandalonim gjenocidin kundër shqiptarëve. Vuçiç ishte Ministër i Propagandës në qeverinë e Millosheviçit.
Tani Rama po organizon një aleancë me Serbinë në mënyrë që të vazhdojë të jetë një autokrat. Kjo është tradhti ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe NATO-s.
Albania The Mafia government Mustafa Rama https://t.co/COfEgpkphN
— Martin Henze (@GSKStrategy) December 25, 2019