Eksperti gjerman, Henze: “Dyshohet se Rama është ndaluar në Gjermani!”. Përgjigjet Peza: Henze si UFO!
Martin Henze, eksperti gjerman në partinë CDU, parti qeverisëse në Gjermani, hedh disa hije dyshimi lidhur me pastërtinë penale të Kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në Twitter, Henze rendit shkeljet penale të Ramës dhe shkruan se ky i fundit dyshohet se ka qenë në burg në Mynih dhe Francë.
Por zëdhënësi i PS, Alfred Peza deklaron se t’i përgjigjesh Henze për pyetjet e tij retorike është një lloj si të thuash se UFO-t kanë marrë peng Martin Henze!
Ndërsa Henze shton se Rama, së bashku me Taulant Ballën e mafien vodhën zgjedhjet e 2017 dhe morën nën kontroll gjithçka.
Postimi i plotë i Martin Henze:
Dyshohet se Edi Rama ka qenë në burg në vitin 1991 në Mynih dhe 1994. Në 2017, Rama së bashku me Taulant Ballën dhe mafien, dyshohet se manipuluan zgjedhjet. Në 2018, ra shteti i së drejtës. Në 2019 mori nën kontroll gjithçka.
Rama is suspected to have been in prison as a criminal in 1991 in Munich and 1994,2017 he has probably together with Balla+Mafia manipulated the elections, 2018 the rule of law abolished,2019 the total power taken over,…. pic.twitter.com/dyO0IeBl2J
— Martin Henze (@GSKStrategy) April 28, 2020