Eksperti i turizmit: Hapja është afër

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” eksperti i turizmit Zak Topuzi ka folur mbi situatën e krijuar nga koronavirus në sektorin e turizmit ndërkohë që po ndiqen rekomandimet nga organizatat  ndërkombëtare të turizmit.

Ai tregon se ditën e premte në një takim virtual me ministrinë e Turizmit, u diskutua për mënyrën e hapjes me faza të këtij sektori dhe protokollin për mbrojtjen e pushuesve, por edhe personelit. Topuzi shprehet optimist se hapja e këtij sektori mund të jetë afër dhe se për dy javë mund të kemi një pasqyrë të qartë sesi do të veprohet.

“Në fakt në takim me ministrin e Turizmit dhe ekspertët tanë kërkuam hartimin e një strategjie hapje e cila duhet të jetë me faza dhe sigurisht përcaktohen edhe standardet. Duhet të hartohet një protokoll i cili lidhet me mbrojtjen e konsumatorit dhe personelit. Është një protokoll i cili po punohet, ne shpresojmë që sot ministria ta ketë gati dhe dhe do ta dërgojë për konsultim. Ky është hapi i parë, nuk mund të kemi turizëm me karantinim. Problem tjetër është reklamimi që duhet bërë për turizmin, pra po flasim për një hapje, një lëvizje, ndërkohë që duhet bërë reklamimi, fondet që ka ministria duhet të përdoren për reklamimin që njerëzit të shohin nga afër që Shqipëria i plotëson standardet. Greqia është gati të hapë me fqinjët kufinjtë, duhet të bëhemi gati sepse për 2 javë shumë gjëra do jenë gati dhe do jetë faza që nuk duhet të mendojmë vetëm për izolim dhe për të larë duart,” tha eksperti i turizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?