Eksperti italian: Shqipëria, qendra e trafikut të drogës për Europën
Vincenzo Musacchio, jurist në profesion dhe President i Observatorit Anti Mafia në Molise, në një artikull në mediat italiane publikon fakte të forta mbi trafikun e drogës në Shqipëri.
Musacchio shkruan në vitin 2015 kur Shqipëria nisi një luftë kundër plantacioneve me kanabis për të marrë negociatat me BE-në, por sipas tij, kjo “luftë” ishte vetëm një maskim për grupet kriminale. Ai shkruan se trafikantët e drogës, pas kanabisit, kanë aplikuar të njëjtat metoda kriminale si kartelet kolumbiane për futjen në tregun e kokainës.
Musacchio thotë se policia e SHBA dhe BE e llogarit mafien shqiptare si kryesore në botë, për sasinë e parave që qarkullon. Sipas tij, vetëm në një vit, nga tregtia e hashashit mafia fiton më shumë se 4 miliardë dollarë.