Ekspozita me veprat e Selimit, Rama: Ish-komandatët e UÇK-së po paguajnë një çmim që nuk e meritojnë

I pranishëm në ekspozitën me veprat e Rexhep Selimit, ish-pjesëtarit të UÇK-së në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Edi Rama tha se Rexhepi, ashtu si dhe 3 komandantët e tjerë të ndodhur në Hagë janë thirrur të paguajnë për një çmim që nuk e meritojnë.

“Sot ata janë thirrur të paguajnë një çmim që nuk e meritojnë por që jeta e solli këtu, nga ana jonë përveç shtrirjes së dorës së vëllazërisë kemi detyrën të bëjmë atë që mundemi për ta bërë më të lehtë barrën e tyrë në një përpjekje që është totalisht e pabarabartë”,-tha Rama.

Kjo ekspozitë me 153 piktura të ish-pjesëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi të realizuara gjatë qëndrimit të tij, në paraburgimin e Gjykatës Speciale të Hagës quhet “Në emër të Lirisë”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë për të gjithë dashmirësit e artit.

 

SHKARKO APP