Ekstremizmi i dhunshëm, Vlahutin: Fenomen global, sfidë për ta luftuar

Ambasadorja e bashkimit Europian në Shqipëri Romana Vlahutin teksa ka folur në konferencën ‘Parandalimi i radikalizmit e ekstremizmit të dhunshëm” ka thënë se ekstremizmi i dhunshëm është fenomen global dhe është një sfidë porta luftuar.

Ajo ka thënë se duhet një bashkëpunim i madh mes vendeve ndërkohë që kjo punë kërkon vendosmëri, njohuri e ndjeshmëri.

Duke u ndalur tek harmonia fetare në vend, Vlahutin tha se Shqipëria është vend që transmeton atë që pak vende munden, një harmoni të theksuar fetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Vlahutin theksoi se qytetarët shqiptarë duan ndryshimet e duhura për tu futur në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ekstremizmi është fenomen global, duhen masa për ta parandaluar. Vendet e BE kërkojnë bashkëpunim për ta parandaluar. Ekstremizmi i dhunshëm është  sfidë që duhet luftuar. Ekstremizmi për tu luftuar kërkon vendosmëri, njohuri e ndjeshmëri. Harmonia fetare në Shqipëri është për tu vlerësuar. Ekstremizmi i dhunshëm ka lidhje edhe me të rinjtë. Kemi përgjegjësi për të kuptuar sesi procesi i anëtarësimit në BE mund të shërbejë për ecjen përpara të Shqipërisë. Njerëzit nuk duan një qeveri të korruptuar e të lidhur me krimin, por duan ndryshim që nevojitet për çdo shtet që kërkon të bëhet pjesë e BE. Duhet të ekzistojë një plan sesi ta bëjnë jetën më të sigurt për qytetarët. Për ekstremizmin ka shumë punë për tu bërë” tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?