Ekzekutohet me armë zjarri efektivi i FNSH në Shkodër
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Milot-Lezhë, në vendin e quajtur Gajush. Policia e Lezhës bën me dije se viktimë ka mbetur një 26-vjeçar, XH.P. i cili ishte punonjës Policie i FNSH Shkodër.
Bëhet me dije se XH.P. ka qenë duke u kthyer nga aeroporti i Rinasit dhe në autostradën Milot – Lezhë është qëlluar nga një automjet tjetër, të cilin policia e ka identifikuar.
Informacion paraprak nga policia
Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkwagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.
Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.
Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen