Elbasan, votojnë kandidatët- Sejdini: Pres respektin e qytetarëve; Turku: Votoni me mendje të hapur

Kandidati për kryetar Bashkie, i cili kërkon një mandat të tretë, Qazim Sejdini, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, ka votuar në ZAZ-në nr. 50 në ambientet e shkollës “ Onufri”.

Pasi ka hedhur votën në kutinë e votimit, Sejdini i është përgjigjur edhe interesit të medias duke deklaruar se “pres të më respektojë qyteti dhe qytetarët, të cilët i kam respektuar dhe do t’i respektoj, do t’u fal dashuri për punën, jetën, familjen dhe gjithçka tjetër. Elbasani i Ri do të jetë Elbasan rajonal, do të jetë Elbasan për t’u pasur zili nga e gjithë Shqipëria”, tha kandidati i ASHE-së për Elbasanin.

Edhe kandidati për kryetar Bashkie i mbështetur nga PD, Ardjan Turku, i shoqëruar nga bashkëshortja, nëna dhe vajza e tij kanë shkuar për të votuar në ZAZ-në 48 të qytetit të Elbasanit. Pas përfundimit të votimit, Turku u bëri apel të gjithë bashkëqytetarëve që në këtë ditë të dalin dhe të ushtrojnë të drejtat e veta ligjore, të drejtat që kanë të bëjnë me lirinë e njeriut dhe individit”. “Mbi të gjitha të votojnë jashtë çdo presioni dhe me mendje të hapur ashtu siç ia ndjen zemra”, tha ai. Duke u ndalur tek procesi i votimit, Turku tha se “deri më tani procesi është i rregullt”. “Jam i qetë, fitorja nuk është as e imja as e rivalit, fitorja është kur zgjedhjet janë të lira dhe të ndershme, larg presioneve dhe jashtë joshjeve me para. Përsëris që i gjithë qyteti dhe komunat të votojnë të lirë të mendojnë me mendje dhe të ndiejnë me shpirtin e tyre se çfarë duhet të bëjnë, të gjitha joshjet e kanë cënuar procesin”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetjes se a ka ndonjë mesazh për rivalin e tij, Turku tha se “nuk kam asnjë mesazh për rivalin, do të doja ta meritonte nëse do të ndodhte fitorja e tij. Por unë nuk e besoj ta meritonte emrin e qytetarit të parë, i cili meritohet kur vërtetë zgjedhjet janë të lira dhe të ndershme”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?