”Elbasani në mjerim, njerëzit të zhytur në borxhe”, Bardhi: Qeveria i mashtroi për 8 vjet
Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi vizitoi disa familje që jetojnë më skamje dhe pa asnjë ndihmë të vërtetë nga qeveria ”Rama 2”. Gëzim e File Lulja, banojnë në lagjen Vullnetari dhe blejnë me listë. Pa punë, pa ndihmë dhe janë zhytur në borxhe.
Arben Kabashi banon në lagjen 5 Maji, dhe ka vështirësi të mëdha, me të birin me probleme shëndetësore. Për këtë merr një kemp 100 mijë lekë në muaj. Dëshiron të punojë, por nuk gjendet një mundësi. Kushtet e jetesës janë të mjerueshme. Në banesën e Nadires, në bodrumin e një pallati në lagjen “Beqir Dardha” pranë Stadiumit, përmes një televizioni të vjetër ka mbërritur propaganda, po asnjë nga mrekullitë e rilindjes. 65-vjeçarja jeton me të bijën e dy mbesat në kushte të rënda.
”Qeveria i jep 20 mijë lek të vjetra në muaj, dhe i faturon 30 mijë lekë drita. Bashkia nuk i ka shkuar për t’u kujdesur. Kjo është gjendja e një pjese të mirë të popullsisë në Elbasan, e asaj që fshihet nga retorika 8 vjeçare e qeverisë. Kudo në Elbasan shoh mjerim dhe varfëri, prandaj na duhet ndryshimi në 25 Prill, që të kemi mundësi të jemi përkrah prindërve në nevojë. Do ta keni përkrah qe erinë. Nuk mund të jeni vetem! Qeveria nuk mund të jetë krah 10 njerëzve që fusin lekët e shëiptarëve në xhep dhenkanë braktisur 3 milionë të tjerë. Edi Rama na premtoi 300 mijë vende pune, por i mbylli ato dhe hoqi njerëzit nga ndihma ekonomike. Ne do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike, që jeta për atë që nuk gjen dot një punë të mos jetë kaq e veshtirë sa sot”,-tha Bardhi në takimet me familjet në nevojë. Nga ana tjetër, ai i siguroi familjarët se programi i PD i përgjigjet realitetit dhe ofron zgjidhje.