Elektorati shkodran do të takojë Tom Doshin, vendimi së shpejti në Kushtetuese
Vendimi i Gjykatës së Lartë po e privon deputetin shkodran Tom Doshi , në takimet e tij me elekotartin. Avokati i tij Vladimir Meci deklaron për herë të parë, se në shtëpinë e deputetit vijnë kërkesa të panumërta për ta takuar atë.
Vladimir Meci: Jam dëshmitar i 100 dhe 1000 letrave që vijnë nga zona e tij lektorale , por ai në respekt të gjykatës nuk mund t’i takojë ata.”
Meci thotë se ky vendim i gjykatës është absurd dhe se bie ndesh me kushtetutën.
Vladimir Meci: Zoti Doshi në këtë rast është privuar nga e drejta për të pasur kontakt me zgjedhësit, për të ushtruar funksionet e tij. Gjykata nuk ka mbajtur parasush edhe këtë antikap të ligjit.
Sipas tij beteja ligjore në Gjykatën Kushtetuese ku pritet të dërgohet kjo çështje, do të jetë edhe më gjithëpërfshirëse. Meci thotë se në votimin në parlament për dhënien leje për nisjen e hetimeve ndaj tij kanë qenë persona që kanë patur konflikt personal me depuetetin, ndërsa prokurori i përgjithshem ka firmosur një urdhër ndalim duke shkelur kushtetutën.
Vladimir Meci: Beteja në Gjykatën Kushtetuese do të lidhet edhe me vetë veprimtarinë e parlamentit, pra me pavlefshmërinë e vendimit të saj, në kushtet kur në votim kanë marrë pjesë edhe persona që kanë konflikt interesi. Do të lidhet me konfliktin e interesit të Prokurorit të Përgjthshëm i cili nuk mund të urdhëronte rëgjistrimin e Doshit, por as edhe të nxirrte urdhërin e ndalimit e më pas të vazhdonte në vetë të parë ti drejtohet Gjykatës së Lartë si masë sigurimi.
Tom Doshi është deputet i zonës së Shkodrës që prej vitit 2005. Në zgjedhjet e përgjithshme të 2009 Tom Doshi bëhet pjesë e Partisë Socilasite duke përmbushur mandatin e 2 në siglen e PS. Doshi do të mbahet mend si deputeteti i cili kthehu votën e shkodraneve majtas.
KOHA JONË SONDAZH

