Elisa Spiropali: Bekimet e Hyjit qofshin me Atin e Shenjtë dhe me të gjithë ne, gjatë misionit të Tij hyjnor!

Nga Elisa Spiropali-

Në profilin e Tij në rrjete sociale, Ati i Shenjtë ka të shkruar fjalën latine “Pontifex” që është emërtesa e Papës që prej fillimit të Mesjetës e do të thotë “Ai që ndërton ura”!

Ura dashurie, ura vëllazërie, ura dialogu urojmë të jenë bekimet e fillimit e vazhdimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së Tij Leoni XIV, në këtë kohë plot trazira, pasiguri, vuajtje, rreziqe e konflikte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjalët e Tij sot tingëllonin aq të vërteta dhe ftuese për hapjen e mendjeve të atyre që kanë mbi supe përgjegjësinë e fatit të popujve. Fjala e vërtetë është zanafilla e çdo hapi drejt së mirës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ungjilli i Gjonit na sjell në vëmendje se: “Fjala u bë njeri e banoi ndër ne… e … prej plotësisë së Tij të gjithë morëm hire e mbi hire”!

Paçin hirin e Hyjit të gjithë njerëzit vullnetmirë e paçim zemra e veshë të hapur të gjithë për të pritur mesazhet plot shpresë të Papës!

Bekimet e Hyjit qofshin me Atin e Shenjtë dhe me të gjithë ne, gjatë misionit të Tij hyjnor!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?