Elisa Spiropali i kalon zyrtarisht Benet Becit postin e drejtuesit politik të qarkut për PS-në (VIDEO)
Këtë të premte është zyrtarizuar kalimi i stafetës nga Elisa Spiropali tek Benet Beci si drejtues politik i PS- së për qarkun Shkodër. Në një takim të zhvilluar në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, edhe formalisht është kryer prezantimi i kryebashkiakut Beci në këtë pozicion.
“Jam besimplotë se nën drejtimin e Benet Beci, Partia Socialiste do të marrë rezultetin më të mirë që ka arritur ndonjëherë në zgjedhjet e ardhshme”. Me këto fjale, i ka dorëzuar stafetën e drejtimit politik të PS Shkodër, Elisa Spiropali, Benet Becit.
Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Shkodër tani edhe në rolin e drejtuesit politik u shpreh se “Shkodra tashmë është futur në një proces transformues dhe falë investimeve që po vihen ne zbatim puna politike bëhet me e lehtë sepse puna është në fokusin politik tonin”.
Elisa Spiropali, i kaloi stafetën e drejtim politik Benet Becit, pas suksesit te arritur vitin e kaluar me betejen e fituar të Shkodrës ku socialistët e morën për herë të parë drejtimin e Bashkisë Shkodër. Ndërkohë që sot perpara socialistëve vjen një tjetër sfidë ajo e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.