Elisa Spiropali: Listë jo e vogël e kolegëve që kanë një bast me drejtësinë, është e rëndë!

Ministra e kryebashkiakë të PS në SPAK, Elisa Spiropali: Listë jo e vogël e kolegëve që kanë një bast me drejtësinë, është e rëndë! Beteja e tyre, individuale
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në mbledhjen e Kongresit të PS foli për drejtësinë, ku u ndal edhe tek zyrtarët socialistë, të cilët janë para drejtësisë.
Spiropali u shpreh se lista e kolegëve apo ish kolegëve që kanë probleme me drejtësinë është e gjatë, por kjo është një bast i tyre personal.
Sipas saj, përgjegjësi e tyre është individuale dhe jo është e pashmangshme.
Spiropali: Ne kemi rikthyer në jetë pushtetin e drejtësie. Ka një listë jo të vogël me kolegë që kanë një bast personal me drejtësinë. Është e rendë, por e pashmangshme që beteja e tyre të jetë individuale. Di që nuk ka asnjë të vërtetë në pohimin cinik që e gjithë klasa politike është njëlloj dhe njëlloj në futjen të dorës në fondet publike
Këtë gjë e ndan drejtësia dhe ne duhet të presim. Kush ka gabuar me dashje duhet ë paguajë dhe kush vërtetën të3 kundërtën e ka të hapur derën e mbyllur përkohësisht. Askush nuk mund të linçohet në emër të gjyqeve popullore. Prezumimi i pafajësisë është i drejtë.
Ne duhet të kooptojmë se zgjidhjet juridikë janë të pamjaftueshme nëse ato nuk parashoqërohen me mjete politike.
Ne shkojmë në zgjedhje si një organizatë politike që reflektojmë nivelin e shoqërisë shqiptare. PS është i vetmi propozim realist për Shqipërinë.
“Drejtorët apo kryetarët mendojnë për territor dhe bajraqet”- Spiropali kritikon drejtuesit vendorë: S’duhet të themi që Edi Rama ka ilaçin dhe…
Spiropali: Ky Kongres është një solem reflektimi, për të parë pas për të parë se ku kemi qenë, ku jemi dhe se cfarë do të bëjmë në të ardhmen edhe më mirë nesër, të bekuar nga besimi i publikut dhe të detyruar prej tij të vazhdojmë të jemi ende re vetmja alternative që dimë cfarë duhet dhe duhet të bëjmë edhe më shumë se sa dimë.
Miq e kundërshtarë kanë pritshmëri të mëdha për ata që do të ndodhë sot, me të bindur se vendimet që do të merren sot do të ndikojnë në jetën e gjithësecilit.
Kjo dëshmon jo vetëm rëndësinë e PS si forcë e vetme qeverisë, por edhe peshën e madhe të përgjegjësisë dhe forcën e saj të madhe ripërtëritëse, të thithjes së frymëzimeve të reja drejt vijëmësisë pushtetit, jo si qëllim, por si mjet për të realizuar qëllimet për Shqipërinë 2030.
Shumë horoskop kanë hamendësuar për atë që do të ndodhë sot, kush ikën dhe kush vjen.
Unë besoj se është edhe më shumë se kaq, e thënë thjeshtë, jam e bindur se ky ushtrim i sotëm politik është momenti i repërtëritjes trë një force që duke mbetur e njëjta në thelb, rishpik veteveten atëherë kur koha e kërkon atë.
Si asnjë forcë tjetër, duke qenë 3 mandate në pushtet, PS ka qenë opozita më e madhe e vetëvetes.
Si asnjë forcë tjetër, ne socialistët kemi kërkuar pakënaqësi ndaj vetes si një normë politike. Sepse gara jonë nuk është me ata që kemi përballë, që janë për faqe të zezë, por me pritshmëritë e publikut.
Fitimtari nuk gjykohet, triumfi ynë i radhës në zgjedhjet e ardhshme duke se nuk jep arsye që ekipi ynë të gjykohet, por pikërisht për këtë arsye ne duhet të bëjmë të kundërtën, për të ndërhyrë në sëmundjet të ardhura nga qeverisja e gjatë.
Është e natyrshme që koha e gjatë në qeverisje dhe garës me veten krijon premisa për arrogancë dhe siguri të tepruar.
Eshtë shumë e lehtë të vendosim para se të bindim publikun se vendimi është i duhuri.
Ka ndodhur edhe kështu duke krijuar prejmisat për një shkëputje në distance me qytetarin. Vetëkënaqësia se cfarëdo që bëjmë opozita nuk vjen në pushtet dhe se cdo gjë që në bëjmë është kryeministri që e zgjidh është një gënjeshtër.
Më shumë se lidhja me realitetin dhe votuesin në të gjithë duket sikur merremi me grupe gjithmonë e më të vogla brenda nesh.
Klanet do të thoshte dikush, por fjala nuk shkon deri aty, më thjeshtë, drejtorë e shefa e kryetare, secili nën gastrat e veta politike, duke harruar që ne jemi një ekip qëe nuk lufton për territor apo bajrak, por duke kuptuar që cdo vështirësi dhe fitore jemi bashkë.
Këto janë disa të vërteta që në i përmendim me njëri-tjetrin, por nuk i debatojmë hapur. Bindja se sido që të vija puna është Rama që ka ilaçin e zgjidhjes së problemeve është e pamjaftueshme, sepse një problem i pa adresuar sot është një hall më i vështirë për t’u zgjidhur nesër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?