Elisa Spiropali: Luli me Saliun janë “bir e babë”!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me zhvillimet në PD dhe koalicionin e ish kryeministrit Berisha me LSI e PDK-në e Nard Ndokës.

Partia Demokratike ka shansin historik të shpëtojë përgjithnjë nga Sali Nongrata, por Lulzim Basha nuk ka asnjë shans praktik që ta shpëtojë veten duke shqelmuar Saliun.

Luli me Saliun jane bir e babë, bashkëfajtorë dhe bashkëpërfitues. Ata jane e shkuara nga e cila Shqipëria ka shpëtuar dhe tani edhe PD ka mundësinë të shpëtoje, duke u vënë shqelmin të dy të marrëve, babës së lajthitur dhe birit dështak”,– shkruan Spiropali në facebook.

SHKARKO APP