Elisa Spiropali në shfaqjen e dokumentarit “L’Attesa-Pritja” në Vatikan: Dëshmi të rrugës së Shqipërisë, nga errësira drejt dritës

Në kuadrin e vizitës në Vatikan, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “L’Attesa-Pritja”, nga Roland Sejko, kushtuar vizitës së Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, në Shqipëri, më 21 shtator 2014.

Kryetarja Spiropali, në fjalën e saj nënvizoi se Papa Françesku erdhi në Shqipëri, për të bekuar popullin e vuajtur, por të mbijetuar, për të vlerësuar dialogun ndërmjet besimeve, për t’u dhënë shpresë e besim popullit shqiptar.

Në 10-vjetorin e kësaj ngjarjeje të paharruar lindin emocione të forta, përmes dëshmive të rrugës së Shqipërisë, nga errësira drejt dritës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke vlerësuar Kardinalin Ernest Simoni, pjesëmarrës në këtë aktivitet, i cili ka kaluar 28 vite në burgjet komuniste, znj. Spiropali u shpreh se me mendje të kthjellët dhe shpirt në paqe, ai është, siç e ka quajtur, Papa Françesku, një martir i gjallë i besimit dhe lirisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?