Elisa Spiropali: Opozita s’është armike, por konkurrente
Ministrja për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila pritet të konfirmohet sërish në këtë detyrë, ka reaguar lidhur me nisjen e legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë.
Reagimi i Spiropalit
Jemi plotësisht të vetëdijshëm për besimin e jashtëzakonshëm dhe barrën e përgjegjësisë së shtuar të këtij mandati të tretë.
Interesi kombëtar, interesi publik, ardhmëria, do jenë objektivat madhore që do vendosim në qendër të politikës, të qeverisjes dhe të shtetbërjes.
Nuk do të biem në kurthin e lojërave të vjetra të agjendave personale.
Do të bëjmë çmos ta pengojmë luftën politike pa moral, pa parime, pa fre.
Kemi bindjen e patundur se opozita nuk është armike por konkurrente.
Do luftojmë pa u ndalur dhe pa u lodhur për të realizuar ëndrrën dhe premtimin tonë për një Shqipëri të zhvilluar, të drejtë, meritokratike, evropiane, me më shumë barazi dhe mundësi për të gjithë shqiptarët.