Elisa Spiropali pritet në takim nga Nënsekretarja e Shtetit, Uzra Zeya: Vlerësim për Shqipërinë

Në vijim të vizitës në SHBA, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u prit në takim nga Nënsekretarja e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Uzra Zeya.

Postimi i plotë i Elisa Spiropalit

Washington D.C – Takim i shkëlqyer me Nën/Sekretaren e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Uzra Zeya, takim që paraprin mbledhjen e radhës të Grupit Focal të Shteteve për Samitin për Demokraci që pritet të fillojë pas pak.

Gjatë takimit diskutuam lidhur me progresin për angazhimet e marra në #Samit, duke nënvizuar se Shqipëria po avancon shpejt dhe është një shembull i mirë për demokracitë e reja. Ajo shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e thellë për hapjen e dyerve për refugjatët afganë dhe ata ukrainas, si dhe për qëndrimet tona të vendosura në lidhje me luftën në Ukrainë. Po ashtu, dënoi ashpër sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë që synojnë destabilizimin e një vendi demokratik dhe aleati të NATO-s.
Në këtë takim evidentova se konsolidimi i demokracisë, forcimi i shtetit ligjor dhe rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk do të ndalen.

SHKARKO APP