Elisa Spiropali sulmon Berishën dhe thumbon Bashën në Kuvend

Ministrja e Shtetit për Marëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha në seancë plenare, pas deklaratave të tij ku akuzoi qeverinë për lidhje me krimin.

Unë e kuptoj atë që po bëni, po i bini derës sonë që të dëgjojë brava juaj, por as dera jonë s’ka ndërmend të tundet, si duket as brava e tyre nuk ka ndërmend të shembet.

Doli pak më e fortë sec e kishit menduar.

Për t’iu kthyer asaj që thatë e për të bërë sqarim meqë jemi në prag të një fushate për zgjedhjet e pjesshme ku në 7 mars biri juaj politik do dalë e do thotë bandat e Saliut të Metës dhe të Ramës vodhën këto zgjedhje por beteja sapo ka filluar e t’ja nisim nga fillimi betejes sonë kundër krimit, është e kotë që t’i paraprini, lëre të bëjë fjalimin e tij kur të vijë biri politik plangprishës tashmë se ngani si dy pika uji me ju të paktën ndryshoni ju se ai nuk ndryshonon.

Ai ka mesuar kaseten tuaj vjen ketu e perserit. Ndryshoni ju qe te kemi ne shpetim, qe veshet tane mos degjojne te njejten gje edhe nga ju edhe nga ai“, tha Spiropali.

SHKARKO APP