Elisa Spiropali thirrje deputetëve të opozitës: Në BE nuk integrohet qeveria, por Shqipëria

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ishte e para që mori fjalën në komisionin e Posaçëm Antikorrupsion, ndërsa ajo sqaroi rëndësinë e këtij komisioni.

Ajo tha se për çështjen e anëtarësimit drejt BE duhet gjithëpërfshirje, ndërsa u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të japin kontributin e tyre, ndonëse sot ata bojkotuan mbledhjen.

“Të nderuar kolegë dhe anëtarë të Komisionit të Posaçëm për Antikorrupsionit, procesi i negociatave me qëllim anëtarësimin në BE do t’i japë hov më tej kësaj faze. Vazhdimësia drejt integrimit do të kërkojë plotësimin e reformave. Një nga sfidat kryesore lidhet me domosdoshmërinë për plotësimin e reformave, siç është reforma në drejtësi dhe reformën në administratën publike.

Këto masa vinë si manifestim dhe si besim i joni, se për këtë çështje duhet qasje kombëtare dhe gjithëpërfshirje. Në Be nuk integrohet qeveria, por shteti shqiptar. Dora jonë për deputetët e opozitës, mbetet e shtrirë. Debatet politike mbahen mend përkohësisht. Dialogu përbën një qasje të re dhe të nevojshme për një cilën të ri reformimi të rolit të Kuvendit” , tha Spiropali.

SHKARKO APP