Eljo Hyska, fytyra e re e FRESSH-it

Eljo Hyska është zyrtarisht kryetari i ri i Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë. Me 10182 vota, Hyskaj arriti të fitonte me një rezultat më të lartë kundrejt 7 kandidatëve të tjerë në garën për kreun e FRESSH-it.

Nga votimi i anëtarëve të FRESSH-it, ditën e shtunë u përzgjodhën dhe dy nënkryetarët e Forumit, Shpati Kolgega me 7706 vota dhe Elsamed Mukaj me 2742 vota.

Pjesëmarrja në votim ishte 65%, ku në 207 qendra në gjithë vendin, nga ora 07:00-19:00 votuan 24581 anëtarë të FRESSH-it.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultati i nxjerrë nga KQZ:
1- Eljo Hyska 10182
2- Shpati Kolgega 7706
3- Elsamed Mukaj 2742
4- Marinela Rukia 1522
5- Erjo Mile 1323
6- Jonida Spaho 527
7- Ana Abdi 462

Swiss Digital Mobile Reklama

Lejo Hyska është vëllai i moderatorit Turjan Hyska, i cili pas fitores së vëllait, e ka uruar me një mesazh prekës: “Dikush atje sipër është krenar për ty”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?