Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS: Socialistët le të votojnë, Rilindja qeveris e shqiptarët do të ikin ku të dëshirojnë

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

Çfarë kam thënë e kam bërë!

Socialistët le të votojnë, Rilindja qeveris e do të qeverisë, shqiptarët që nuk më durojnë, janë të lirë të ikin ku të dëshirojnë.

Ju kam thënë. Kam projekt për të qeverisur deri më 2030. Akoma s’e besoni? Atëherë, përgjegjësinë mbajeni vetë. Ju mungojnë disa inteligjenca, jo vetëm ajo e të kuptuarit.
E kam gati projektin e mandatit të tretë.
1. Nuk do i dëgjoj më ndërkombëtarët.
2. Nuk i pranoj 15 kushtet e vendosura si kusht për organizimin e Konferencës Ndërqeveritare për çeljen e negociatave. E kam thënë duke tundur kokën. Nuk ka kushte, sepse, askush nuk mund të me vendosë kushte mua. Jam sulltan e me grupin e “ferrave e drizave” sovran.
3 E kam thënë, duke mbyllur sytë, do legalizoj paratë e pista, me Amnistinë Fiskale, sikur e tërë bota të jetë kundër.
4. E kam thënë duke u tundur, se do e legalizoj mbjelljen e kanabisit, duke lincensuar kontribuesit e mbledhjes dhe numërimit të votave.
5 E kam thënë, se PPP i kam “autostradat e qeverisjes”. Prandaj, të gjithë taksapaguesit shqiptarë, duhet të paguajnë për këta idealistë, që kapitalin e tyre e “dhurojnë” për shqiptarët.
6. E kam thënë, se do e miratoj marrëveshjen e 5 qershorit më 23 korrik, për ta asgjësuar më 30 korrik. Nuk e besoni? Do e shikoni.
7. Do e ndryshoj kushtetutën me grupin e “ferrave dhe drizave” për ta bërë pluralizmin partiak, si pikturat e mia. Nuk do te këtë koalicione parazgjedhore, se më rrëzojnë strategjinë e mbajtjes së pushtetit. Me këtë rast u bëj qejfin të gjithë atyre që kërkojnë “listat e hapura” dhe me mjeshtërinë time do përdor grupin e ” ferrave e drizave”, që u bënë deputetë me “listat e mbyllura” t’i kërkojnë ata “listat e hapura”, qe une te bej “listat e perdredhura”, qe u heq socialisteve te drejten te votojne ata që do vendos unë në krye të listës, por të votojnë nga “mesi e poshtë”.
Besoj se boll janë shtatë pika, që ngjasojnë si shtatë mrekullitë e botës.
T’i gëzoni o shqiptarë. Kush nuk i dëshiron, le të largohet nga Shqipëria, ashtu si janë larguar gjatë mandatit që unë qeveris i vetëm 1 milionë e 200 mijë shqiptarë.

SHKARKO APP