Elmaz Sherifi: Marrëveshja e shpëtimit! Dy “maxhorancat” parlamentare si subjekte humori

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

“Marrëveshja e shpëtimit” !

Përfaqsuesit e dy maxhorancave parlamentare të perfshira nga emocionet, dje, një e nga një jepnin lajmin e madh, se kishin arritur të bindnin njëra-tjetrën për të nënshkruar “marrëveshjen e shpëtimit” të shqiptarëve.
Shqiptarët i kanë konsideruar si subjekte humori. Por duket që kanë gabuar. Madje edhe ndërkombëtarët që imponuan marrëveshjen e 5 qershorit, duhet të ndryshojnë mendim e sjellje për të dy maxhorancat tona mendje hapura.
Dy maxhorancat si përfaqësuese të sovranit, vendosën njëzëri, se nuk i njohin 15 kushtet e vendosura nga BE, si kusht për organizimin e Konferencës Ndërqeveritare.
Dy maxhorancat nuk e njohin marrëveshjen e 5 qershorit, por, për t’i bërë qejfin Ambasadores Kim, do e miratojnë formalisht më 23 korrik dhe do e anulojnë më 30 korrik.
Dy maxhorancat si përfaqësueset e vetme të sovranit nënshkruan “marrëveshjen e shpëtimit” të demokracisë në Shqipëri, për të ndryshuar kushtetutën e Shqipërisë e cila është miratuar me Referendum e është bërë si “letër higjenike” !
Dy maxhorancat e marrin këtë vendim të rëndësishëm me shumë sakrifica, për të shpëtuar filozofinë sureliste të së drejtës nga humbja e pushtetit.
Prandaj me një zë, të dy maxhorancat vendosën t’u heqin partive të drejtën kushtetutese për të bërë marrëveshje parazgjedhore dhe të krijohen “listat e përdredhura”, që filozofi surelist i së drejtës të vendosë në krye të listës ata që dëshiron, të cilët vendosën nga kryetari e nuk mund të votohen nga populli, por popullit i jepet e drejta të votojë, nga “mesi e posht”!
Lum si populli për këta shpëtimtarë, që zbuluan sistemin qeverisës, pa opozitë!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?