Elmaz Sherifi: Rama u shfaq në gjendje të vështirë!
Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS
Në gjendje të veshtirë!
Rama u shfaq në Kuvendin e Sajuar në gjendje aq të vështirë, sa dëshpërimi përfshiu edhe me entuziastët e “opozitës parlamentare”.
Ja pjesë të komunikimit publik, midis Ramës dhe grupit entuziast të “ferrave e drizave” që kishin festuar në fundjavë “mosmiratimin e marrëveshjes së 5 qershorit”!
Rama. Me dhimbje, po do e miratojmë marrëveshjen që firmosi edhe përfaqësuesja juaj Rudina.
Përfaqësuesi i grupimit Murrizi. Po vetëm ne dolëm të humbur nga kjo marrëveshje.
Pra, u kuptua se përfaqësuesit e grupit të “ferrave e drizave”, që flasin në emër te popullit, dolën interesaxhinjtë e fëlliqur të përdorur në mënyrë të turpshme nga Rama dhe antiperëndimorët. Ky grupim pati kurajë që nga “tribuna e popullit”, të shprehen se, nuk e njohim marrëveshjen e 5 qershorit, sepse as ndërkombetarët nuk po na njohin ne.
Rama po i përdor grupin e “ferrave e drizave”, për zgjedhjet parlamentare, ashtu si përdori për zgjedhjet vendore “bindjen demokratike” në qershor 2019.

Në foto: Elmaz Sherifi, i pari nga e majta
KOHA JONË SONDAZH

