Elona Guri: Durrësi pret me padurim NDRYSHIMIN!
Drejtuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Durrësit, Elona Guri deklaron se Durrësi pret me padurim ndryshimin.
“Durrësi pret me padurim ndryshimin! Durrësi pret me padurim rikthimin e shpresës! LSI – Bashkohu edhe ti”, u shpreh dje Elona Guri, kandidate për deputete e LSI-së në Durrës.
Durrësi pret me padurim NDRYSHIMIN!
Durrësi pret me padurim rikthimin e shpresës!
LSI 🌹 Bashkohu edhe TI 🤝
Elona Guri
Kandidate për Deputete
LSI Durrës#DurresiShtepiaJuaj 🌹
#LSI 🌹Pubblicato da Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës su Mercoledì 14 aprile 2021
Mesazhi i Ambasadores së SHBA-së
Mbrëmjen e djeshme ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, e ftuar në emisionin “Përballë”, i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë, se nëse duan të votojnë ndryshimin 25 prilli është momenti.
Ajo tha se nëse shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament, duhet t’i ndëshkojnë me votë në 25 prill.
“Fakti që dikush përpiqet të blejë votën tënde duhet të tregojë se nuk jeni pa pushtet. Ky është pushteti juaj. Vota jote është pushteti yt. Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht.
Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti”, deklaroi mbrëmjen e djeshme shefja e diplomacisë amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.