Elona Guri i përgjigjet Grida Dumës: Takohemi më 7 mars. LSI as nuk shitet, as nuk blihet
Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, Elona Guri ka reaguar pas qëndrimeve që mbajti sot nënkryetarja e PD-së, Grida Duma gjatë fjalës në Kuvend. ”Grida për t’i ardhur në ndihmë Lulit, aleatit më besnik të Ramës dhe Rilindjes, bëri një diversion të pamoralshëm për votuesit dhe anëtarët e PD-së duke përdorur si tabelë LSI-në”,-shkruan Guri në facebook. Po ashtu Guri i kujton deputetes demokrate se LSI as nuk blihet e as nuk shitet.
Deklarata e plotë
Sot, Grida në panik duke e parandjerë rezultatin e 6 marsit sulmoi LSI duke zëvendësuar Gazin në rolin e tij të përditshëm. Grida, për t’i ardhur në ndihmë Lulit, aleatit më besnik të Ramës dhe Rilindjes, bëri një diversion të pamoralshëm për votuesit dhe anëtarët e PD-së duke përdorur si tabelë Lëvizjen Socialiste për Integrim.
LSI ka elektoratin e saj, kauzat e saj, qëndrimet pa kompromis të cilat nuk i ka shkelur për asnjë pazar porti apo plehrash. LSI ka busull në orientimin e saj, integrimin evropian të vendit. LSI i ka kushtuar të gjithë vëmendjen e saj ndalimit të shpopullimit dhe ikjes së Rinisë nga Shqipëria. LSI ka luftuar pa kompromis kundër aferave korruptive të qeverisë së Rilindjes.
LSI as nuk shitet, as nuk blihet. Se kush shet e kush blen votat e qindra mijëra votuesve, sakrificat dhe përkushtimin e tyre dihet tashmë qartë, që është kupola që ka zaptuar PD-në me ndihmën e policisë edhe shtetit të Rilindjes.
Tradhëtuat votuesit e Opozitës në 2017-ën. I ritradhëtuat në 2019-ën duke i nxjerrë në treg në vitin 2021. Tradhëtia dhe tregtia me moralin dhe sakrificat e të tjerëve janë të vetmet karakteristika që iu bashkojnë. Takohemi më 7 Mars!.