Elona Guri: Kjo ditë e Ringjalljes na siguron se ditë më të mira do të vinë, bashkë me pranverën shqiptare të 25 prillit

Kryesuesja e listës së kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputete në Qarkun e Durrësit, Elona Guri, teksa uron besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve, shprehet se kjo ditë e Ringjalljes dhe e triumfit na siguron se ditë më të mira do të vinë, bashkë me pranverën shqiptare të 25 prillit.

“Nuk kisha si ta festoja më bukur Pashkën se me familjen e dashur e të mrekullueshme të Avokat Aleksandrit.

Të gjithë në këtë sofër të ngrohtë, plot mirësi e me dashuri i urojmë besimtarëve katolikë, ungjillorë, dhe çdo familje të Durrësit e mbarë Shqipërisë “Gëzuar Pashkën”

Swiss Digital Desktop Reklama

Krishti u ringjall.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ditë e Ringjalljes dhe e triumfit na siguron se ditë më të mira do të vinë, bashkë me PRANVERËN SHQIPTARE të 25 prillit”, shprehet Elona Guri, drejtuese LSI Durrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?