Elona Guri: LSI do jetë surpriza e zgjedhjeve të 25 prillit në Durrës
Drejtuesja politike e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Durrësit, Elon Guri, shprehet se bindur se LSI-ja do jetë surpriza e zgjedhjeve të 25 prillit në Durrës.
“LSI Durrës do jetë surpriza e zgjedhjeve. Ndaj edhe kryegaztori i “Rilindjes” është trembur duke e bërë vajtje-ardhje Durrësin pasi e di që edhe pak javë dhe do shkojë në azil.
LSI i del në ëndërr çdo natë dhe e tmerron në gjumë ndaj edhe ka vërsulur papagajt e tij të sulmojnë LSI-në, makthin e tij më të madh.
Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi ndaj nuk i hiqet LSI nga goja “rilindasve” në largim. Ne jemi më të fortë se kurrë. Jemi më shumë se dje! Më shumë dita-ditës, me njerëz elitarë, profesionistë, intelektualë dhe rininë e mrekullueshme të Durrësit.
Jemi më të sigurtë se kurrë për FITOREN E MADHE të 25 prillit”, shprehet Elona Guri.