Elona Guri: LSI do të arrijë fitore në mbarë Shqipërinë. Është zë i qytetarëve dhe parti e ndryshimit
Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, Elona Guri së bashku me kandidatët për deputet të këtij qarku, kanë vijuar edhe ditën e sotme takimet me qytetarët e thjeshtë në rrugët e qytetit bregdetar.
Në mesazhin që përcjell Guri përmes një postimi në facebook, ku ka postuar foto të takimeve me qytetarët, është se LSI-ja do të arrijë fitore të jashtëzakonshme në të gjithë Shqipërinë, kjo pasi për të LSI-ja është parti e zërit të qytetarit dhe parti e ndryshimit.
”LSI do arrijë një fitore të jashtëzakonshme në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë. LSI parti e NDRYSHIMIT. LSI zëri i qytetarëve të thjeshtë”,-shkruan Guri.
Kandidatët e LSI, Qarku DURRËS
1.ELONA GURI
2.BAHRI SHAQIRI
3.ENON KARAPICI
4.SHEMSI PRENÇI
5.KONTJANA KUÇI
6.HYSNI CACA
7.BUJAR DHIMA
8.REXHINA LEKA
9.GAZMIR TAHIRI
10.RAMAZAN TOPUZI
11.BERINDA BULKU
12.ERALDO LUKU
13.DURIM HOÇJA
14.DANJELA TEMA
15.ARTUR BAKU